Dybala: Ronaldon e kam urryer gjithmonë, Mourinho trajner fantastik

26 prill 2023 | 16:49

Paulo Dybala është kthyer në një element vendimtar këtë sezon te Jose Mourinho këtë sezon. Në një intervistë për “DAZN” ish-sulmuesi i Juventusit foli për përvojat e tij.

“Numri 10 i Romës do të jetë gjithmonë Francesco Totti, ashtu si Del Piero në Juventus. Bardhezinjtë më kërkuan drejtpërdrejt ta vishja numrin 10 dhe kjo ishte një kënaqësi e madhe. Mos i thuaj kurrë një propozimi të tillë. Ishin tri vjet të mira me Cristianon, ekipi ishte shumë i fortë dhe ai na dha diçka më shumë. Në Argjentinë rivaliteti në mes të Messit dhe Ronaldos ndihet thellë. Padyshim që si fëmijë kam qenë gjithmonë në anën e Messit”, ka thënë Dybala.

“Në një moment kur ishim pjesë e Juventusit, po fluturonim dhe Ronaldo erdhi tek unë për të folur për futboll. Ne folëm edhe për jetën tonë. Në një moment i thashë se e kam urryer si fëmijë dhe nisëm të qeshnim me njëri-tjetrin. Mes meje dhe Cristianos ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë. Mourinho ka një imazh dhe një fuqi të rëndësishme për gjithçka që përfaqëson në botën e futbollit. Para se të mbërrija në Romë, ai më telefonoi kur isha ende në Torino. Ndjeva diçka të veçantë me të. Është e vështirë në botën e futbollit të gjesh dikë që të thotë gjërat në mënyrë të sinqertë”, ka shtuar Dybala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve…