Dybala shërohet nga koronavirusi
06 maj 2020
| 18:38
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është shëruar nga Covid-19. Pas gjashtë javë vuajtje, ylli argjentinas ka dalë negativ në testet për sëmundjen koronavirus. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Juventusit.
Pas dy testimeve të bëra siç e do protokolli, Dybala ka dalë negativ, duke u shëruar plotësisht.
Ai tani është i lirë të largohet nga vetizolimi. Kujtojmë se Dybala ka qenë futbollisti i tretë i Juventusit i prekur nga COVID-19, pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidit.