Dybala: Të luash për Romën është nder
02 qershor 2023
| 17:15
Ylli argjentinas i Romës, Paulo Dybala ka konfirmuar se dëshiron ta vazhdojë karrierën te Roma pas humbjes së finales së Ligës së Evropës ndaj Sevillas.
“Të luash për këtë ekip nuk është thjesht një sport apo punë, por një nder”, është shprehur Dybala.
Sulmuesi iu bashkua ekipit të Romës vetëm verën e kaluar si lojtar i lirë dhe ka qenë një nga lojtarët kryesor për ekipin e Mourinhos edhe për arritjen deri në finale të Ligës së Evropës.
Në finalen e dy ditëve më parë, Dybala nuk ia doli ta përfundojë ndeshjen duke luajtur vetëm 67 minuta për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.