Dyfishohen rastet e vdekjeve e të infektuarve me koronavirus

15 mars 2020 | 10:48

Qeveria e Britanisë së Madhe e ka hartuar një plan, me të cilin planifikon t’i nxjerrë trupat ushtarake që të patrullojnë në rrugë, në mënyrë që të merren me krizën e koronavirusit, pasi numri i të vdekurve është dyfishuar në 24 orët e fundit.

Me numrin e të vdekurve që është ngritur nga 11 në 21 dhe me 40 për qind më shumë të prekur nga kjo sëmundje, Downing Street ka kërkuar të mos zhvillohet asnjë aktivitet që përfshin grumbullimin e madh të njerëzve.

Nëse një pjesëtar i familjes është i infektuar, qeveria britanike ka kërkuar që e tërë familja të hyjë në karantinë, nga frika se mund të jenë të sëmurë, ani pse nuk shfaqin simptoma.

Për të pasur sa më pak raste, ministrat iu kërkuan personave mbi 70-vjeçarë që të mos dalin nga shtëpitë, në mënyrë që të mos kenë asnjë kontakt të mundshëm me personat e prekur.

Si pjesë e skenarit më të keq, planifikohet të nxirret ushtria në rrugë, që t’i mbrojë spitalet dhe super-marketet, që ta përcjellë bartjen e ushqimeve si dhe të ngre tenda për ata që kanë nevojë.

Ushtarët e trajtuar për sulme nukleare dhe biologjike do të merren me pastrimin e hapësirave, ku kanë qëndruar personat e sëmurë, në mënyrë që ambienti të jetë sa më i pastër. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të pamjeve satelitore, niveli i smogut në pjesën…