Dyfishohet numri i njerëzve që braktisin vendet e tyre
Numri i njerëzve që janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, persekutimit dhe abuzimeve të drejtave të njeriut është dyfishuar në dekadën e fundit duke arritur në 82.4 milion.
Lajmin e bëri të ditur Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi.
Pothuajse 70% e tyre janë nga vetëm pesë vende Siria, Venezuela, Afganistani, Sudani i Jugut dhe Mianmar sipas raportit vjetor mbi zhvendosjen.
Ekspertët janë shprehur se ky fenomen do të vijojë edhe për vitet e ardhshme duke u intesifikuar vazhdimisht.
Rreth 42% e të larguarve ishin fëmijë.
Filippo Grandi është shprehur se rritja e numrit të personave që janë zhvendosur nga vendet e tyre vjen kryesisht nga vendet e Afrikës Perëndimore ku rrëmbimet, varfëria ekstreme dhe vrasjet kryesisht nga grupe militantësh po i detyrojnë ata që të ikin.
Raporti i UNHCR zbuloi se në vitin 2020 vetëm 34,400 refugjatë u zhvendosën. Këta të fundit kanë nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropë.