Dyfishohet numri i rasteve në Emergjencë, shkak temperaturat e larta
Mbi 300 raste brenda 24 orëve janë regjistruar ditëve të fundit vetëm në Klinikën Emergjente në QKUK.
Si shkak i temperaturave të larta, numri i pacientëve në këtë klinikë është dyfishuar ditëve të fundit.
Prej tyre pesë deri në dhjetë përqind janë të sëmurët të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera.
Mjekët këshillojnë që sidomos të moshuarit, personat me probleme shëndetësore dhe shtatzënat, mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit gjatë mesditës.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani në një intervistë për “KosovaPress”, ka këshilluar që nga ora 11:00 deri në orën 17:00, qytetarët fare mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit, sidomos personat me probleme shëndetësore, meqë gjendja e tyre mund të përkeqësohet.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: