Dyfytyrësia antologjike dhe bizantinizmi i certifikuar i radikalit Aleksandar Vuçiq

01 mars 2019 | 10:59

Behxhet Sh.SHALA – BAJGORA

Vajtimi sikur i një plake të pastrehë: Fillimisht kur Aleksandar Vuçiqi u bë kryetar i Serbisë, duke fituar një simpati edhe nga ndërkombëtarët, krijohej përshtypja se, më në fund, Serbia dhe serbët e kanë një lider sikur që ishte de Goli te francezët dhe se do ta bëjë një prerje të thellë nga e kaluara kriminale e Serbisë, pjesë aktive e së cilës ishte edhe “de Goli” i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi.

Natyrisht se retorikën politike e kishte jashtë çdo standardi që e përdornin udhëheqësit e mëparshëm serbë, prandaj u bë i pranueshëm për shumicën e vendimmarrësve në Evropë dhe në ShBA. E kishte një retorikë me një ambalazhim apo mbështjellës demokratik e që mashtroi shumë liderë botërorë, duke ofruar një zgjidhje për Kosovën, me mjete demokratike, duke e përjashtuar dhunën që identifikohej me serbët dhe Serbinë, që nga themelimi i shtetit të Serbisë e deri në ditët e sotme. U bë një lider para të cilit u hapën të gjitha dyert e kancelarive evropiane dhe botërore. Thuaja në të njëjtën kohë shpërtheu dhe shkëlqeu me Edi Ramën duke krijuar përshtypje se janë liderë të ndryshimeve, përkrahës dhe promotorë të demokracisë e që ishte diçka e paparë dhe e padëgjuar deri më tani në Ballkanin e turbulencave kronike. Me një maskë të pështjellur rreth muskujve të fytyrës dukej i përvuajtur dhe sikur ishte i penduar nga krimet e shumta që i bëri Serbia në Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë. Ishte zëdhënës dhe arsyetues i këtyre krimeve sidomos ndaj shqiptarëve, si nxënës shembullor i kriminelit Sheshel. Për çështjen e Kosovës preferonte të bisedonte dhe arrinte një marrëveshje me Edi Ramën i cili, krahasuar me liderët e mëparshëm shqiptarë, shpërtheu me një paternalizëm që aq shumë i kishte munguar shqiptarëve të nëpërkëmbur të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut si dhe atyre të Malit të Zi. Qysh atëherë, dyfytyrëshi, rrenci dhe mashtruesi Aleksandar Vuçiq haptas doli për ndryshim të kufijve me deklaratën se: “duhet të fitojë diçka në mënyrë që të kem fytyrë e të dalë para serbëve …”. E ajo diçka ishte territori i Kosovës, në dhunimin e së cilit kishte marrë pjesë aktive. Luante në dy binarë; para BE-së, për shkak të procesit të liberalizimit të vizave deklarohej për demokraci dhe fqinjësi të mirë me Kosovën kurse, nën dhe mbi rrogoz, me të gjitha mjetet e lejuara dhe të palejuara luftonte kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj duke instrumentalizuar serbët e Kosovës për qëllime politike përmes frikësimit, shantazheve, ndërprerjes së asistencës ekonomike dhe privilegjeve tjera sikur që ishin rrogat e dyfishta, të Serbisë dhe të Kosovës, me qëllim që t’i shërbejnë Serbisë. Duket se, që prej kohësh, Aleksandar Vuçiqi dhe Edi Rama kanë vepruar si binomë për ndarje të Kosovës, sipas kërkesës së Beogradit. Po ta shikoni fytyrën maskë të Aleksandar Vuçiqit do të krijoni përshtypje se i ngjanë fytyrës së rrahur keq të një pit-bulli ose të një buldogu të ushqyer keq apo të trajtuar dhunshëm.

Apo të një plake të mbetur rrugëve, pa përkrahje dhe mbështetje të askujt, e lënë në mëshirën e kalimtarëve të rastit. Duke mos e zbatuar asnjë marrëveshje të nënshkruar, akuzonte palën kosovare për shpërfillje të marrëveshjeve të arritura dhe të nënshkruara. Aleatë për këtë i kishte armiqtë e Kosovës, mafiozen Federika Mogerini dhe mashtruesi nga Vjena, Johanes Han. E mos të flasim për përfaqësuesit injorantë nga Kosova, të cilëve, më shumë iu interesonte përbërja e menysë ushqimore se temat për të cilat “bisedohej”. Dashamirë të kallamarit dhe eksibicionistë të kallakarit!

Kopili politik dhe moral i Nikolla Pashiqit: Kur patrioti i madh kosovar, intelektuali shembullor i njohur për sinqeritet, atdhedashuri, integritet moral dhe politik dhe mbi të gjitha, mbajtës deri në fanatizëm i premtimit të dhënë, Enver Hoxhaj i Gjiro-Rekës propozoi që Serbisë dhe Republika Srpskes t’i futet taksa 100 për qind për mallrat nga këto dy vende fashiste dhe kur kryeministri Haradinaj, me Qeverinë e Kosovës e përkrahën këtë propozim të këtij njeriu të madh, bastardi i Nikolla Pashiqit që rrenën e bëri politikë shtetërore serbe kurse, si standard mbi standardet morale dhe njerëzore e vendosi rrenën, mashtrimin dhe krimin, Aleksandar Vuçiq, gjatë çdo takimi me ndërkombëtarë dhe me qytetarë serbë, me maskën e një pit-bulli të rrahur keq nga rrena dhe mashtrimi deklaronte se taksa prej 100 për qind për mallrat serbe po shkakton krizë humanitare në Serbi  sikur që edhe serbët e Kosovës po vdesin nga mungesa e ushqimit dhe barnave për shkak të taksës 100 për qind që ua ka futur Enveri e që i kanë lënë në duar Ramushit. Ndërkombëtarët, të alarmuar nga kjo “katastrofë humanitare” në Serbi dhe për serbët në Kosovë, filluan të bëjnë presion që të hiqet taksa, jo për shkaqe humanitare por për shkaqe politike. Në raste kur duhet të shpërfaqni një vizion për situata të caktuara politike dallohen liderët e vërtetë dhe vendimmarrës që, përkundër risqeve të mëdha propozojnë që të merren vendime të rrezikshme por strategjikisht gjeniale. I tillë është, pa asnjë dyshim Presidenti ynë Legjendar, Hashim Thaçi i cili, i këshilluar nga këshilltarët leg (j)en-darë, me kryelegenin Mekimin, po kërkon largimin e taksës, jo se u dhimben serbët që nuk po kanë as bukë për t’i ushqyer minjtë e as edhe një paracetamoll që do ta ndanin në 28 pjesë por se Vuçiqi nuk i vazhdon bisedimet me Thaçin, pa e larguar taksën! Kërkesë plotësisht e arsyeshme dhe e denjë për ata që kanë problem me kurrizin për shkak të fleksibilitetit të madh apo që e kanë fytyrën si kameleonët, i përshtaten çdo interesi dhe çdo situate. Jemi të njohur si bujarë dhe solidarë, disa e ndjejnë veten si bijë të Nënës Tereze, kurse unë jo, jam bir i Nënës Hamide që shkoi nga kjo botë me mallin tim prandaj nuk na kushton asgjë t’ia miklojmë tope… Aleksandar Vuçiqit, Ivica Daçiqit, Vulinit, Johanes Hanit (nëse i ka), Federikës, Trampit, Boltonit, Sebastian Kuracit dhe miqve të tjerë të Hashimit. Miqve ndërkombëtarë që aq shumë po na duan …të na shkërdhejnë nënën! Unë, personalisht edhe mund ta shpërfill kërkesën e Presidentit Legjendar për heqjen e taksës, por si ta shpërfillë kërkesën e patriotëve të shquar, që nga koha e Sllobodan Millosheviqit e deri më sot, Ramiz Boro Kelmendit, Gjet Pacovit, Lutë Pirsingut dhe Ton Kuislingut.! Kush jam unë, një hiç hiçi përballë këtyre vlerave të dëshmuara, që nga regjimi demokratik i Millosheviqit e deri te regjimi patriotik i Aleksandar Shim Vuçiqit!  Merreni me mend, me taksën 100 për qind po merren Trampi, Boltoni, kongresmenë, Sebastian Kuraci, Hashim Hashimi, Ramiz Boro Kelmendi, Federika Shkeka, Johanes Skllota, Kamish Llulla (nuk është ish-presidenti i Brazilit i arrestuar për hajni prandaj çdo lidhshmëri dhe çdo ngjashmëri është e rastit) Xhavit Nëna e Sigurimeve, Pirsing Luta, zonjat e respektuara të Partisë Demokratike të Kosovës sikur edhe pastruesit e qenefit të Terra Novës. Kamishi dhe Nuredin Ibishi kanë të drejtë edhe zyrtarisht edhe moralisht. Kurse Shkelzen Maliqi dhe Blerim Shala kanë të drejtë, gjenetikisht, familjarisht dhe tradicionalisht. Indianët e Amerikës që u asgjësuan deri në indianin e fundit me moton: “vetëm indiani i vdekur është indian i mirë..”, kur donin të arrinin një paqe (gjithmonë mashtroheshin nga keqbërësit), uleshin rreth zjarrit dhe e thithnin Llullen e Paqes. Tash, Kamishi po fton që ta heqim taksën 100 për qind duke e thithur Llullën e Kamishit (Paqes)! Ka të tillë që me dëshirë e bëjnë këtë! Sepse e kanë mënyrë të jetesës dhe mbijetesës, politike dhe fizike! Të poshtër janë, shumë të poshtër janë! Po të sillej Serbia normalisht, jemi shumë të kthyeshëm, nuk do të kishte problem. Por, të gjithë jemi dëshmitarë se Serbia botërisht deklarohet se punon natë e ditë kundër Kosovës kurse nuk sanksionohet me asgjë. Madje, dje kur ishte një presion i hatashëm e unë do e quaja dhunim grupor për heqjen e taksës 100 për qind që i bëhej kryeministrit Haradinaj, çetniku Vuçiq mblodhi në Beograd 140 serbë (ministra, zv.ministra, deputetë, krejt të Kosovës) që marrin rroga, beneficione, shpërdorin vetura zyrtare, gjithashtu të Kosovës të cilët kërkonin përkrahje për t’u larguar nga të gjitha vendet ku “punojnë” në institucionet e Kosovës. Kurse, një mashtrues dhe një kriminel si puna e Vuçiqit i “lutë” të presin edhe 45 ditë, mbase deri t’i afrojnë bizneset me Hashim Hashimin, përmes Kinës, Rusisë, Federika Mogerint, Sebastian Kuracit, dyshes Trap – Bonton.

Merreni pa mend, kryetari i një shteti armiqësorë i thërret 140 zyrtarë të lartë të Kosovës dhe i udhëzon si duhet të punojnë! Për fund iu thotë se asnjë serb nuk duhet të jetë ushtar i FSK-së sikur që të gjithë ata që janë aty duhet të largohen! Ndërkaq, çetniku demokratik, Aleksandar Vuçiqi ka deklaruar se Serbia do të intervenojë ushtarakisht në Kosovë vetëm atëherë kur shqiptarët të fillojnë t’i vrasin serbët. O idiot, kush të beson! Nuk ka asnjë reagim nga “miqtë” ndërkombëtarë dhe miqtë e Hashimit! E tash, këta të na detyrojnë t’i blejmë mallrat e këtyre kriminelëve. Jo që nuk duhet t’i blejmë por duhet t’i pshurrim ato sikur edhe ata “biznesmenë” që i importojnë ato e që janë më të zëshmit për heqjen e taksës. Nuk jam Ramush sepse, po të isha Ramush, me këto pamend që i kam, menjëherë e kisha hequr taksën 100 për qind dhe do ta vendosja një kusht tjetër për vazhdim të bisedimeve. Ose duhet të mos ketë kushtëzime për vazhdim të bisedimeve, ashtu ishin menduar bisedimet, ose, nëse i lejohet Serbisë të kushtëzojë, le t’i lejohet edhe Ramushit! Mos të shesin moral, pa – moral, “miqtë” ndërkombëtarë! Lëreni Martin Luter Mbretin të qetë. I kemi edhe ne Adem Jasharin dhe Adem Demaçin që na rrinë mbi ndërgjegjen tonë! Këta janë Kinga – Mbretër të lirisë, ndërgjegjes, mbijetesës dhe vet ekzistencës së shqiptarëve z. Ambasador! Këta na kanë mësuar ta bëjmë gjënë e duhur, në kohën e duhur!

Një porosi miqësore për Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin: Kohëve të fundit, si shpesh po e përmendni pajtimin me Serbinë kurse kusht e keni kërkimfaljen nga Serbia. Ju nuk merrni erë nga procesi i pajtimit dhe drejtësinë transicionale prandaj po përdorni gjuhë dhe argumente politike. Pajtimi nuk bëhet me vendim politik por pajtimi është domosdoshmëri që do të ndodhë vetëm pasi të përmbushen disa parakushte tjera për të cilat, zotëri të nderuar jeni krejtësisht të painformuar prandaj mos flisni aq lirshëm, si të ishte në pyetje bashkimi – anshllusi i Luginës së Preshevës. Kërkimfalja nuk është si përralla me ujkun që i mashtron qengjat duke e bërë këmbën me miell të bardhë (miell i Devollëve e jo miell i Ramës apo Berishës nga Lazarati) dhe duke u legjitimuar si nëna e tyre! Ka në qeverinë e Kosovës, deputetë të Kuvendit por edhe poste tjera të tillë që ende e konsiderojnë Serbinë si nënë të tyre por kjo nuk duhet të shndërrohet në rregull të përgjithshëm. Figurativisht unë trokitjen në derë e shoh kështu; ai që ka bërë krime mund edhe të trokasë në derë si veprim teknik apo edhe të kërkojë falje, si veprim linguistik. Mirëpo, ai që është brenda e që e ka çelësin e dhomës ku janë me qindra varreza masive, mbi 12,000 të vrarë, me dhjetëra mijëra të plagosur, me një milion të shpërngulur dhunshëm, me një numër të pacaktuar të femrave të dhunuara, me qindra mijëra shtëpi të shkatërruara, me miliarda dollarë të vjedhura të kursimeve, me miliarda të vjedhura të pensioneve, me dhjetëra miliarda dëme materiale, dëme që janë bërë qe 200 vjet ndaj shqiptarëve e që po bëhen edhe sot, ka përgjegjësi nëse do t’i përgjigjet trokitjes në derë, ta hapë derën dhe sa do ta hapë këtë derë. Ai mund të falë sinqerisht kur të vjen koha kurse ju mund të falni politikisht. Ju lutem mos flisni përralla. Këso përrallash i tregonte dikur, menjëherë pas përfundimit të luftës edhe Bernard Kushner Bacës Adem Demaçi, që ishte mbrojtësi më i madh i njerëzve që kishin nevojë për mbrojtje por se Baca nuk besoi në përrallën e ujkut me qengjat prandaj ia përplasi derën në fytyrë Kushnerit pasi ai tha se kushtet e z. Demaçi janë të papranueshme për Serbinë.

Hashimi, pasardhës i denjë i Nënë Terezës: Hashim Thaçi është humanist i madh dhe nuk e kuptoj pse e sulmojnë aq shumë. Me të dëgjuar se Isa Mustafa nuk është mirë me shëndet (po i kruhet prapanica për pushtet), pas takimit me “çunat  e Trampit” dhe pasi e pushkatuan Ramushin, nuk shkoi fare në shtëpi por drejt e te Isa Mustafa. Nuk mund të gjeni rast të ngjashëm që dikush, në orë shumë të vona, e lë familjen, për ta vizituar një mik që paska probleme shëndetësore. Po thonë se paska menduar të vizitojë edhe Albin Kurtin por se kundërshtimi i taksës 100 për qind ishte arsye e injorimit të kësaj vizite kurse, sa i përket gjendjes shëndetësore, të gjithë e dinë që Hashim Thaçi 24 orë lutet për shëndetin e Albin Kurtit prandaj nuk ka arsye ta vizitojë! Duhet pranuar se edhe Isa Mustafa është bir i denjë i Nënë Terezës; e fali Albinin dhe po e falë edhe Hashimin. Por jo edhe Adem Demaçin, të cilit, as personalisht, as familjarisht nuk e ngushëlloi kurse partiakisht e bojkotoi, shkaku i një varri dhe një Pablo Eskobari!

Hashim Thaçi nuk ka shkuar te Isa Mustafa me e përcjellë lojën Real – Barcelona (ne, Barcelona nuk po kemi problem me Realin por me Leganes dhe Levanten) por që ta bëjë një koalicion tjetër, koalicion kundër taksës 100 për qind, koalicion të “miqve” të Kosovës dhe koalicion të armiqve të Kosovës. E partner më të mirë dhe më të përshtatshëm se LDK-në për këtë nuk e kanë dhe nuk mund ta gjejnë. Historikisht dhe tradicionalisht, prapanica e LDK-së është e formatizuar dhe e standardizuar për hamshorët e PDK-së. Nuk ka nevojë ndërhyrje të reja, siç thotë ambasadori, për ngulitje të reja. Oferta e LDK-së është automatike sikur që është automatike edhe ngulitja e PDK-së. Pra, mendojeni çiftin e ri, Kamishi and Luta. Përveç dashurisë politike, kanë edhe bazë ligjore në Kushtetutën e Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e pasdites së djeshme të datës 28 shkurt…