
Dymbëdhjetë raste të reja me Covid në Kosovë
11 korrik 2021
| 15:09
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja të infektimi me Covid.
Gjatë kësaj periudhe kohe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
“Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457. Në total numri i rasteve aktive është 133”, është thënë në njoftimin e ministrisë.