Dyqani ‘Baruti’ dhuron 2 500kg miell për familjet në nevojë të Drenasit
21 prill 2020
| 15:52
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesin e dyqanit “Baruti”, Petrit Gashi, i cili ka njoftuar kryetarin Lladrovci se pronari i këtij biznesi, Enver Doberdolani ka shpreh dëshirën t’i dhurojë 2 500kg miell për familjet në nevojë të të Drenasit.
Lladrovci ka falënderuar pronarin e dyqanit “Baruti”, Enver Doberdolanin dhe përfaqësuesin e këtij biznesi, Petrit Gashi për ndihmën e ofruar dhe ka vlerësuar se përkrahja për familjet në nevojë që po behët gjatë kësaj kohe nga donatorë të shumtë, është shumë e mirëseardhur që këtë gjendje të kalojmë në mënyrën me të mirë.
Këto ndihma (miell) do të ndahen sipas listave të dërguara nga administratorët e vendbanimeve në listat pritëse.