Dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, inspektorati policor me aksion në pesë lokacione
19 shtator 2023
| 10:46
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se që në orët e hershme të kësaj së marte ka nisur një aksion mbarë vendit.
Ky aksion ka shënjestër zyrtarët që dyshohet se kanë bërë keqpërdorime gjatë ushtrimit të detyrës.
“Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, ka njoftuar IPK-ja.
Nga ky institucion njoftojnë se do të japin sqarime më vonë lidhur me aksionin.