Dyshimet e para pas sulmit në Bruksel: Dorasi foli arabisht dhe e kreu sulmin “në emër të Zotit”

16 tetor 2023 | 22:20

Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, të hënën mbrëma, ka thënë policia.

Personi i armatosur është larguar nga vendi i krimit dhe është ende në arrati, ka mësuar BBC, transmeton klankosova.tv.

Mediat lokale thanë se viktimat ishin suedezë. Suedia po luan kundër Belgjikës në kuadër të kualifikueseve Euro 2024 edhe pse është e paqartë nëse viktimat ishin në qytet për ndeshjen.

Një video e postuar në mediat sociale shfaqin një person duke folur arabisht i cili thotë se sulmin e ka kryer në emër të Zotit.

Personi në videon shton se ka vrarë tre persona.

Zyra e Prokurorit Federal ka konfirmuar se e ka parë videon, por nuk ka mundur të konfirmojë nëse ai është dorasi.

Videoja dhe pamje tjera të sulmit po verifikohen nga policia, ka mësuar BBC.

Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit tha se një hetim ka nisur por nuk ka spekuluar për motivet e dorasit.

Mediat belge raportojnë se i armatosuri, që përdorte një armë automatike, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur në orën 19:00 sipas kohës lokale afër Boulevard d’Ypres në qendër të Brukselit. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ia ka dorëzuar shkrimtarit Ismail…