Dyshimet për 37 milionë euro, javën tjetër nis gjykimi ndaj Nagip Krasniqit dhe të tjerëve

22 janar 2025 | 16:47

Javën e ardhshme, Nagip Krasniqi, ish-kryeshef i KEK-ut, do të dalë para gjykatës.

Kësaj radhe, ai do të përballet me aktakuzën e re, që i ishte ngritur në fund të viti të kaluar.

Bashkë me dy persona të tjerë, Krasniqi akuzohet nga Prokuroria Speciale se i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro.

Nisjen e gjykimit e ka konfirmuar për Reporterin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.K., Y.D. dhe I.Z. është caktuar të mbahet me datë 28 janar 2025, në ora 09.00”, ka deklaruar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vizitës në Uashington, shefja e stafit të presidentes së…