Dyshimet për helmim nga uji në fshatrat e Deçanit, reagon Ramush Haradinaj

11 korrik 2021 | 20:45

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për rastin e helmimeve të mbi 164 qytetarëve në komunën e Deçanit.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ka përcjellur me shqetësim situatën e krijuar në Deçan.

Ai ka falënderuar Shtabin Emergjent të Komunës, kryetarin Bashkim Ramosaj, personelin mjekësor dhe teknik të QKMF dhe të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e kësaj situate.

“Me shqetësim po e përcjellim situatën në Komunën e Deçanit, ku janë raportuar shumë raste të helmimit të qytetarëve.

Me këtë rast, falënderoj Shtabin Emergjent të Komunës, kryetarin Bashkim Ramosaj, personelin mjekësor dhe teknik të QKMF dhe të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e kësaj situate.

Përderisa jemi në pritje të raportit zyrtar për shkaqet e këtij helmimi, të gjithë qytetarët që kanë simptoma, ju uroj t’i tejkalojnë sa më shpejt!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para katër ditësh ka ndërruar jetë babai i ish-kryeparlamentarit Kadri…