Dyshimet për keqpërdorim të votës në Kroaci, prokurorja Pula: Do të veprojmë aty ky kemi juridiksion

09 shkurt 2025 | 13:25

100 prokurorë janë të angazhuar sot në mbrojtje të votës së lirë.

Kështu ka deklaruar për “Klan Kosova”, koordinatorja nacionale Laura Pula.

Ajo ka njoftuar se deri më tani gjashtë persona janë ndaluar, pesë prej tyre në Mitrovicë e një Podujevë.

Pula tregoi po ashtu edhe çka cilësohet vepër penale kundër të drejtës së votës, bazuar në Kodin Penal të Kosovës.

“Ne në Kodin Penal të Kosovës kemi 11 vepra penale kundër drejtës së votës që varësisht se si kryhen ato që pastaj mund të akuzohen edhe më pas edhe të denohen personat që bien ndesh me ligjin. Nëse i referohemi rastit të Mitrovicës, personat e ndaluar i referohen vepres penale “Cënim i përcaktimit të lirë të votuesit”, derisa në Podujevë ‘Cënimi i fshehtësisë së votimi’”, ka thënë Pula për “Klan Kosovën”.

Ajo foli edhe rreth dyshimeve për keqpërdorim të votave si në rastin e Kroacisë.

Koordinatorja ka thënë se janë duke i mbledhur informacionet.

“Ne paraprakisht do t’i mbledhim të gjitha informaiconet, si brenda ashtu edhe jashtë, meqenëse jemi tani në një fazë tjetër, të grumbullimit të votave nga jashtë Kosovës, nëse ka dyshime se ka keqpërdorime të votës, aty ku kemi juridiksion edhe do të veprojmë, mirëpo kini parasysh se ne kemi juridiksion vetëm brenda ambasadave dhe konsullatave”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo ka theksuar se kushdo që shkel ligjin do të jetë objekt hetimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se EULEX-i përmes patrullave të…