Dyshohej për mjet shpërthyes pranë kazermës ‘Adem Jashari’, policia jep detaje

14 maj 2020 | 13:32

Policia e Kosovës  ka bërë me dije se në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, një qytetar dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë.

Zyrtari policor për informim, Daut Hoaxha, ka bërë me dije se policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin në fjalë.

”Raportohet se një qytetar në Prishtinë, dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë, dhe i njëjti e ka marr mjetin dhe me automjetin e tij (në bagazh ) e ka dërguar për ta dorëzuar tek Forca e Sigurisë së Kosovës. Janë informuar të gjitha njësitet relevante dhe Policia është në vendin e ngjarjes. Rasti po trajtohet nga kompetentët dhe nuk ka arsye për shkaktim të ndonjë forme të panikut apo shqetësimi për qytetarët”, ka thënë Daut Haoxha për “Klan Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tahir Desku Ç’JANË KËTO GJËMË (Për Malush Ahmetin) Ç’janë këto…