Dyshohen për vrasje në tentativë, policia publikon fotografinë e dy të dyshuarve
Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave, të cilët dyshohen për një rast të vrasjes në tentativë.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar dy të dyshuarit.
Njoftimi i plotë i policisë
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat
Policia e Kosovës, Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, po vazhdon hetimet intensive lidhur me një rast të vrasjes në tentativë, i cili është raportuar më 20.01.2025. Gjatë hetimeve janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, mirëpo, pavarësisht përpjekjeve operative dhe hetimore, nuk është arritur të sigurohet prezenca e tyre.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Policia e Kosovës bën publike fotografitë e personave të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Të dyshuarit janë:
• Simon (Mark) Tahiri, i lindur më 01.11.1999, banues në fshatin Dol – Gjakovë dhe
• Enrik (Kristë) Berisha, i lindur më 20.06.1998, banues në fshatin Jahoc – Gjakovë.
Policia e Kosovës fton qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e personave të kërkuar, të njoftojnë menjëherë policinë përmes stacionit më të afërt policor ose duke kontaktuar në numrat 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë).
Çdo informacion do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.