![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/F2653DB4-1C76-4D61-9B48-6E4C20C0CD6E.jpeg)
Dyshohet për aktivitet të kundërligjshëm, vjen reagimi i “HIB Petrol”
18 mars 2022
| 23:21
Gjatë ditës së sotme është raportuar se Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore kanë zbarkuar në kompaninë e derivateve “HIB Petrol” nën dyshimin se ka kryer aktivitet në kundërshtim me ligjin.
Lidhur me rastin, kompania nga Ferizaj e derivateve “HIB Petrol” ka dalë edhe me një komunikatë zyrtare.
Kjo kompani ka thënë se sot është njoftuar që një punëtor i saj dyshohet që ka keqpërdorur emrin dhe autorizimet e tij për interesa personale.
“HIB Petrol ShPK do të përdorë tërë mjetet ligjore për të adresuar dëmet të cilat i janë shkaktuar në lidhje me keqpërdorimet e mundshme”, thuhet në njoftimin e tyre.