Dyshohet për mjet shpërthyes në Klinikën e Patologjisë në QKUK
16 janar 2024
| 16:13
Në Klinikën e Patologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) është duke u dyshuar për një mjet shpërthyes.
Rastin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se në vendngjarje janë ftuar edhe ekipet e specializuara të policisë.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, ka thënë Borovci për mediet.