Dyshohet për therrje me thikë në Prishtinë, dy të lënduar – i dyshuari në kërkim
Një therrje me thikë dyshohet se ka ndodhur sonte rreth orës 21:20 në rrugën “Luan Haradinaj”, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka bërë me dije se është identifikuar i dyshuari dhe se është në kërkim nga ana e policisë.
“Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policies”, ka deklaruar Ahmeti.