Dyshohet për varrezë masive në fshatin Uglar

17 gusht 2018 | 15:13

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës dhe mbajtësi i dosjes për persona të zhdukur, Jahja Lluka, ka vizituar fshatin Uglar, ku po dyshohet se është një varrezë masive dhe po bëhet hulumtimi përmes një aparati se a ka mbetje mortore.

Lluka ka thënë se në këtë vend është duke punuar një ekip i Kombeve të Bashkuara tash e pesë ditë. Po ashtu, sipas tij ky ekip më parë ka punuar edhe në Serbi dhe së shpejti pritet që të jepen rezultatet definitive.

Lluka ka thënë se janë 1648 të zhdukur, për të cilët nuk do t’i ndalin kërkimet. (EO)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është…