Dyshohet për vetëvrasje në Pejë

11 gusht 2018 | 19:52

Një djalë, rreth 36 vjeç ka ndërruar jetë në fshatin Llozhan të Pejës. Ndërkohë dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. “Një person mashkull, viti i lindjes 1982 ka vdekur në fshatin Llozhan të Pejës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me policinë”, ka thënë për “Telegraf”-in, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, trupi i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq një prokuror po merret me rastin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka thënë se…