Dyshohet për viktima pas tërmetit në Turqi
Në Turqi tërmeti i cili raportohet nga mediet atje me magnitudë 6.6 ka lënë pas dëme të mëdha.
Njerëz që bërtasin të tmerruar dhe ndërtesa të shumta, ndërsa flitet dhe për viktima, por ende nuk është e konfirmuar, janë pamjet që janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.
Ministri turk, Soylu ka bërë një deklaratë në llogarinë e vet në “Twitter” në lidhje me tërmetin me shkallë prej 6.6 në Izmir.
“Deri më tani ka pasur raporte të shkatërrimit të 6 ndërtesave në Izmir, Bornova dhe Bayraklı si dhe humbje jetësh në Uşak, Denizli, Manisa, Balikesir, Aydın dhe Muğla. Ekipet tona vazhdojnë shqyrtimin dhe ndërhyrjen e tyre në ‘Shërohuni shpejt’”, ka shkruar ai.
"My god, the apartment's gone. Get out, get out!"
Terrifying footage from #İzmir. #deprem https://t.co/oPdImnps3N
— Jennifer Hattam (@TheTurkishLife) October 30, 2020