Dyshohet se dy kriminel serbë janë vrarë në Banjskë
Dy serbë sulmues dyshohet se janë vrarë sot gjatë përplasjes me armë me Policinë e Kosovës.
“Jepi zë” merr vesh se po dyshohet se dy serbët kanë marrë plagë vdekjeprurëse teksa kishin dalë të sulmonin Policinë. Disa të tjerë dyshohet se janë plagosur.
Ende nuk ka zyrtarizim të rastit, pasi serbët atje po mbajnë të izoluar informacionin dhe dyshohet se po i mbajnë të fshehtë edhe viktimat.
E se ka viktima në Banjskë, e konfirmon edhe një postim i “Kossev”, i cili fton serbët të vijnë për ndihmë.
“Banorët e Banjskës munden
vijnë në institucionet shëndetësore nëse kanë kanë nevojë për ndihmë ku mund vijnë me automjetin e tyre derk tek kryqëzimi pas së cilës policia do i shoqëron ata deri në institucionet shëndetësore ku ata duan të shkojnë”, raporton Kossev.
Kujtojmë që një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur në veri.