Dyshohet se abuzonin seksualisht me një të mitur, arrestohen dy persona në Shqipëri

24 korrik 2024 | 12:08

Janë arrestuar dy persona në Maliq të Shqipërisë, njëri 41 dhe tjetri 26-vjeçar, pasi dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me një të mitur.

Ka qenë vajza ajo që e ka pranuar se një gjë e tillë ka ndodhur, pas denoncimit që bëri nëna e saj në polici.

Policia ka bërë të ditur se janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në llogarinë e tij në…