Dyshohet se e mitura që ishte dhunuar nga 10 persona, ka rënë viktimë e 8 të tjerëve përsëri
27 shkurt 2025| 20:54
Rasti i “11 vjeçarës” që ishte dhunuar nga 10 persona në vitin 2022 kishte tmerruar krejt Kosovën. Madje për këtë rast pati edhe protesta.
Tani dyshohet se e mitura u dhunua sërish në fillim të muajit shkurt 2025, derisa ishte lajmëruar si e zhdukur, raporton Klankosova.tv.
Siç merr vesh televizioni, numri i të dyshuarve është i dyshifrorë, madje vetëm për një natë, mendohet qëplot tetë burra të kenë kryer mardhënie seksuale me të.
Jozyrtarisht, Klani mëson se katër prej tyre janë arrestuar si të dyshuar për trafikim me njërëz, dhunim e edhe për armbajtje pa leje.
Më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë zingjirore, mësoni nga kronika e gazetares, Qëndresë Tërshani, teksa kujtojmë se dhunimi i të miturës rreth tre vjet më parë, kishte nxitur protesta masive në Prishtinë.