Dyshohet se është përfshirë në trafik droge, Nainggolan: Respektoni privatësinë time
30 janar 2025
| 13:53
Radja Nainggolan u arrestua të hënën në Belgjikë, pas dyshohet se është i përfshirë në trafik droge. Mesfushori i Lokeren-Temse, i cili u lirua më pas me kusht, dërgoi një mesazh për fansat në rrjetet sociale.
“Përshëndetje të gjithëve. Mund ta imagjinoni që ditët e fundit kanë qenë tepër të vështira. Dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë mbështetur. Dua të përqendrohem plotësisht te futbolli dhe të gjej sërish qetësinë time. Ju kërkoj me dashamirësi që të respektoni privatësinë time dhe kohën që më duhet të bëhem mirë. Për momentin nuk më lejohet dhe nuk do të jap asnjë intervistë për rastin”, ka thënë Nainggolan.