Dyshohet se janë gjetur mostrat e zhdukura të Astrit Deharit
Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit tashmë i ndjerë dyshohet se janë gjetur.
Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Front Online brenda Mjekësisë Ligjore.
Sipas këtij burimi, të gjitha mostrat e zhdukura tanimë janë gjetur, ku në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.
Front Online ka kontaktuar me deputetin Avni Dehari që është babai i Astrit Deharit, por ai ka thënë se nuk ka asnjë informacion deri më tani.
Informacione ka thënë se nuk ka as avokati Tomë Gashi.
Më 8 dhjetor 2022 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pati bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Haxhiu kishte shtuar se në hapësirën në të cilën ruhen mostrat kanë pasur qasje vetëm tre persona, të cilët më pas u pezulluan.