Dyshohet se morën para për ta identifikuar mësuesin te vrasësi, katër nxënës arrestohen në Francë
Dyshohet se morën para për ta identifikuar mësuesin te vrasësi, katër nxënës arrestohen në Francë
Në mesin e 15 personave që po mbahen në paraburgim në Francë pas heqjes së kokës së mësuesit Samuel Paty, janë edhe katër nxënës.
Po ashtu, në mesin e të ndaluarve janë edhe katër anëtarë të familjes së vrasësit, një baba i një nxënësi dhe një radikal i njohur islamik.
Vrasja e mësuesit e ka tronditur Francë. Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protesta në mbarë vendin të dielën për ta nderuar viktimën dhe për ta mbrojtur lirinë e shprehjes. Një ceremoni nderimi për mësuesin e vrarë do të mbahet të mërkurën në Universitetin e Sorbonës.
Një person 18-vjeçar, i quajtur Abdoulakh A., u qëllua për vdekje nga policia të premten afër shkollës ku ndodhi rasti.
Një burim i sistemit të drejtësisë i tha agjencisë AFP se tha se janë ndaluar katër nxënës, të cilët mund të kenë ofruar ndihmë për ta identifikuar mësuesin para vrasësit në këmbim të parave.
Policia i ka arrestuar prindërit, gjyshin dhe vëllain e vrasësit. Në mesin e të arrestuarve janë edhe një prindër i një nxënësi, i cili besohet se kishte nisur një fushatë kundër mësuesit të ndjerë, dhe një person me qëndrime radikale.