Dyshohet se shkaktoi dëm financiar mbi 27 mijë euro, ‘Trepça’ largon një punëtor nga puna

24 shkurt 2025 | 13:14

Nën dyshime se ka shkaktuar dëm financiar prej mbi 27 mijë euro dhe se i njëjti është “recidivist i shkeljeve të rënda”, Ndërmarrja Publike “Trepça”  ka njoftuar se ia ka shkëputur marrëdhënien e punës një punëtori të vet.

“Me datën 24.02.2025 Komisioni disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. Sh.S. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar Ndërmarrjes ‘Trepça’ Sh.A., mbi 27,472.00 euro, dhe i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse. Andaj, Komisioni disiplinor ka sjell vendim me nr.prot: 1198 të dt. 24.02.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z. Sh.S”, ka njoftuar “Trepça”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë brenda dy javësh do të hapë thirrjen…