Dyshohet se shtetasja italiane ka lëvizur edhe në Komunën e Istogut
13 mars 2020
| 22:14
Shtetasja italiane e prekur me koronavirus dyshohet se përveç Klinës, ka lëvizur edhe në Komunën e Istogut.
Një burim nga Komuna e Istogut, i ka thënë “Gazetës Evropa”, se dyshohet se shtetasja italiane, e cila është punëtore e Caritasit, ka pasur kontakt me disa fëmijë istogas.
Pas paraqitjes se dy rasteve me koronavirus, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Vitia dhe Klina të futen në karantinë.
Këtë vendim Qeveria e Kosovës e ka marrë pasi i prekuri i moshës 77 vjeçare është nga Komuna e Klinës, kurse shtetasja italiane ka lëvizur në Komunën e Klinës.