Dyshohet se ushtruan prostitucion në Vlorë, policia nis hetime ndaj katër shtetasve të huaja
08 dhjetor 2024
| 17:44
Ndaj katër shtetasve të Moldavisë, Kazakistanit, Venezuelës dhe Kolumbisë, Policia në Vlorë ka nisur hetime nën dyshimin për ushtrim prostitucioni dhe përfitime monetare.
Q të katra dyshohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare”, thuhet në njoftimin e policisë.