Dyshohet se xhandarmëria serbe sërish u fut brenda territorit të Kosovës (Foto)
26 shtator 2020
| 15:13
Dyshohet se të premten (25.09.2020) pasdite, pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë futur sërish brenda territorit të Kosovës.
Sipas faqes “Svirca” në Facebook, kësaj radhe ata janë xhiruar dhe fotografuar derisa ishin rreth 500 metra nga kufiri në Svircë – Kapi.
Ka qenë data 7 gusht 2020, kur xhandarmëria serbe është parë duke kaluar nëpër Karaçevë të fshatit Kamenicë.
Kjo ngjarje ka ngjallur reagime tek banorët e kësaj ane.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.