Dyshohet si i përfshirë në vrasjen e presidentit, kryeministrit të Haitit i ndalohet largimi
14 shtator 2021
| 23:07
Kryeministrit të Haitit, Ariel Henry i është ndaluar të largohet nga vendi për shkak të hetimit që ka nisur ndaj tij për përfshirjen apo jo në vrasjen e Presidentit Jovenel Moise.
Një prokuror i lartë kërkon që të ngrihen zyrtarisht akuzat ndaj kryeministrit, Henry, i cili sipas tij duhet të shpjegojë lidhjet me Joseph Felix Badio, një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen e kreut të shtetit.
Sipas prokurorit ka fakte se dy burrat kanë shkëmbyer shumë telefonata me njëri-tjetrin, disa orë pas vrasjes së Jovenel Moise.
Presidenti i Haitit, Jovenel Moise u vra në shtëpinë e tij më 7 korrik. Persona të armatosur sulmuan rezidencën e tij private në periferi të kryeqytetit, Port-au-Prince duke vrarë disa truproja dhe plagosur dhe Zonjën e Parë.