
Dyvjeçari i gjallë nën rrënoja kërkonte pak ujë
08 shkurt 2023
| 08:03
Dyvjeçari Muhammed, i cili ishte nën rrënoja në Hatay, u shpëtua në orën e 44-t të tërmetit.
Qindra ekipe shpëtimi dhe mijëra vullnetarë po punojnë për të dhënë lajme të mira nga nënrrënojat gjatë tërmeteve në Kahramanmaraş që tronditën thellë Turqinë.
Shefi i Grupit Kartal të Brigadës së Zjarrfikësve të Stambollit shpëtoi foshnjën dyvjeçar Muhammed 44 orë më vonë nga rrënojat në distriktin Hatay Defne.
I dhanë ujë foshnjës së etur nën rrënoja me kapakun e shishes. Foshnja e cila u hoq nga rrënojat u është dorëzuar ekipeve mjekësore.