Dyzet të vdekur në katër burgje të Brazilit
Së paku 40 të burgosur janë gjetur të vdekur në disa burgje në veri të Brazilit, një ditë pasi 15 të burgosur u vranë në përleshjet midis bandave rivale në burg.
Vdekjet e fundit që u raportuan në qytetin Manaus të Amazonës, duket se janë rezultat i asfiksimit, kanë thënë ë autoritetet.
Sipas tyre, stafi i ka zbuluar viktimat gjatë inspektimeve rutinore në katër objekte të burgjeve të ndryshme.
Një deklaratë nga Departamenti i Burgjeve në Amazona është thënë se 40 të burgosurit kanë vdekur të hënën vonë, kur policia ka humbur kontrollin e burgjeve, raporton “Rel”.
Policia më vonë e ka rikthyer u kontrollin.
Guvernatori lokal, Wilson Lima, e ka përshkruar situatën si “krizë”.
Autoritetet kanë dërguar një task forcë federale në Manaus, në përpjekje për të ndaluar dhunën.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është zotuar se do të rifitojë kontrollin e burgjeve dhe ka thënë se do të ndërtojë edhe më shumë burgje.