Dzeko, ‘hero’ i Romës
23 shkurt 2019
| 22:42
AS Roma nuk ndalon së emocionuari tifozët e saj.
Skuadra e drejtuar nga Euzebio Di Françesko arriti të fitonte në transfertën kundër Frozinones me rezultatin 2-3 , por për të marrë tre pikët u desh një gol në minutën e pestë shtesë nga Edin Dzeko.
Ndeshja filloi me vendasit që befasuan që në fillim të ndeshjes, teksa shënuan golin e parë me anë të Çianos. Roma u kundërpërgjigj brenda pjesës duke shënuar dy gola në dy minuta me autor Pellegrinin dhe Dzekon.
Në minutën e 80-të një kundërsulm i Frosinones u finalizua nga Pinamonti dhe u duk se Roma do të rikthehej në kryeqytet më një pikë, por për tri pikët mendon Dzeko, i cili shtyn topin pas drejt rrjetës pas një topi nga El Sharaui.