Dzeko i thotë “po” Interit
19 maj 2019
| 12:13
Sulmuesi Edin Dzeko është shumë pranë transferimit të Interit.
Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi boshnjak, në fund të sezonit, pasi të jetë mbyllur edhe çështja e Ligës së Kampionëve, do të ulet në tavolinë me drejtuesit e Romës, duke i kërkuar që të largohet. Boshnjaku i ka thënë “po” Interit dhe për këtë motiv duhet gjetur pajtimi sa më shpejt, pasi kontrata i skadon në vitin 2020 dhe zikaltrit nuk duan të paguajnë shumë para për kartonin e tij.
Për Dzekon është gati kontrata për tre vjet, me një rrogë që mund të prekë 3.5 milionë euro në sezon.