Dzeko: Jam te një klub i madh, mora vendimin e duhur

23 qershor 2023 | 13:50

Pas eksperiencave te skuadra si Manchester City, Roma dhe Inter, Edin Dzeko zgjodhi të kalojë në Turqi, ku iu bashkua Fenerbahçes.

Menjëherë pasi u hodh e zeza mbi të bardhë, sulmuesi boshnjak ka thënë se mori vendimin e duhur t’i bashkohet një klubi të madh siç është Fenerbahçe.

“E dija që Fenerbahçe ishte një klub i madh dhe pavarësisht se isha këtu së fundmi, e kuptova që kisha marrë vendimin e duhur. Mezi pres të futem në fushë. Jam i lumtur dhe krenar që jam pjesë e familjes së mrekullueshme të Fenerbahçes. Më duhet t’u them tifozëve se do të bëj më të mirën në çdo ndeshje që luajmë dhe në çdo seancë stërvitore që bëjmë”, ka thënë Dzeko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për medie,…