Dzeko nga Interi transferohet te Fenerbahçe

22 qershor 2023 | 10:30

Sulmuesi Edin Dzeko tashmë është transferuar nga Interi te Fenerbahçe në Turqi me parametra zero.

Kontrata e sulmuesit veteran boshnjak me zikaltërit ka skaduar dhe palët nuk negociuan për të rinovuar, kështu për Dzeko kishte interes të lartë nga klubi turk i Fenerbahçe dhe tashmë ata e zyrtarizojnë këtë.

Aktualisht, Dzeko ndodhet në Stamboll për të kaluar vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën. Më pas, boshnjaku do të prezantohet përpara shtypit. 37-vjeçari ka luajtur 101 ndeshje në total me Interin, ku ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar 15 herë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në intervistë në Deutsche Wellen, Konrad Clewing ekspert për çështjet…