Dzeko refuzon ofertën e Juventusit

13 korrik 2022 | 13:27

Sulmuesi Edin Dzeko refuzoi një transferim të mundshëm në Juventus gjatë fundjavës, pasi është i vendosur të qëndron në Inter.

Sipas ekspertit të transferimeve të “Sportitalia”, Alfredo Pedulla, Juventusi bëri një ofertë zyrtare për të nënshkruar me Dzekon gjatë 48 orëve të fundit, por sulmuesi e refuzoi atë.

36-vjeçari mbërriti verën e kaluar nga Roma praktikisht falas, në një marrëveshje me vlerë 1.5 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën.

Ai shënoi 17 gola dhe dha 10 asistime në 48 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe ka kontratë deri në qershor 2023. Nuk është hera e parë që Dzeko lidhet me Juventusin, pasi loja e tij dhe niveli i punës e bëjnë atë një objektiv të preferuar për trajnerin Max Allegri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pranuar sot mbështetjen nga…