Dzekon e dëshirojnë dy klubet e mëdha spanjolle

20 qershor 2022 | 12:42

Edin Dzeko mund të largohet nga Interi vetëm pas një viti qëndrim tek kjo skuadër.

Sulmuesi boshnjak iu bashkua “Neroazzurëve” nga Roma në verën e vitit 2021, por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në “Giuseppe Meazza”.

Ardhja e Romelu Lukakut dhe Paulo Dybalas bën që Dzeko të ketë hapësira edhe më të vogla te Interi për edicionin e ardhshëm. E përditshmja spanjolle “Sport” ka raportuar se për boshnjakun interesim kanë shfaqur dy gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Valencia.

Dy trajnerët, Carlo Ancelotti i Real Madridit dhe Gennaro Gattuso i Valencias e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë sulmuesin boshnjak dhe dëshirojnë ta kenë në radhët e veta.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e…