Është zhdukur 41-vjeçari Muhabi Islami nga Kaçaniku i Vjetër
09 qershor 2021
| 10:24
Është zhdukur pa asnjë gjurmë para mëse 36 orëve, 41-vjeçari, Muhabi Islami nga Kaçaniku i Vjetër. Në kërkim kanë dal shumë vullnetar nëpër malet e Kaçanikut dhe rrethinës por për shkak të vegjetacionit të madh është e pamundur të bien në kontakt. Siç dihet para dy viteve të njëjtës familja iu është zhdukur edhe vajza e tyre dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e saj. I zhdukuri Muhabi Islami është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Lusim të gjithë qytetarët që në rast se kanë ndonjë informatë rreth Muhabiut të lajmërojnë në këta numra: 044-767-046 ose në numrin e policisë: 192.
Njoftimin për zhdukjen e Muhabi Islamit e kanë bërë faqja zyrtare në “Facebok” e Kaçanikut me Rrethinë.