E akuzoi për manipulim votash, Alban Zogaj dorëzon padi për shpifje ndaj Dejona Mihalit të Vetëvendosjes

28 mars 2025 | 12:50

Alban Zogaj, ish-nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, një padi për shpifje ndaj Dejona Mihalit, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, pas akuzave të rënda që ajo ka bërë ndaj tij.
Zogaj ka deklaruar se Mihali e ka akuzuar padrejtësisht për manipulim të votave të diasporës, një akuzë që ai e quan “shpifje të pastër”, e cila synon të dëmtojë integritetin e tij dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.
“Unë besoj në ndershmërinë e procesit demokratik dhe nuk do të lejoj që askush të përhapë shpifje për qëllime politike. Prandaj, përmes kësaj padie, po mbroj jo vetëm dinjitetin tim, por edhe parimin se zgjedhjet duhet të jenë të pastra dhe të drejta, të mbrojtura nga çdo tentativë për manipulim apo diskreditim përmes shpifjeve. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe e vërteta duhet të mbizotërojë mbi shpifjet!”, shkroi ai në rrjetin social ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka bërë të ditur se…