E ardhmja e Armando Brojës, Chelsea ka marrë vendimin final
01 maj 2022
| 10:43
Chelsea e ka ndarë mendjen për të ardhmen e sulmuesit Armando Broja, i cili është aktualisht pjesë e Southampton në huazim.
Autori i nëntë golave kërkohet nga disa klube, por londinezët që zotërojnë kartonin nuk do të heqin dorë nga shërbimet e tij.
Raportohet se drejtuesit e Chelsea, që fillimisht ishin të gatshëm ta shisnin për 35-40 milionë euro, kanë ndryshuar mendim dhe e llogaritin pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm.