E ardhmja e Bellinghamit vendoset pas Kupës së Botës

13 nëntor 2022 | 13:27

E ardhmja e yllit të Borussia Dortmund, Jude Bellingham, do të vendoset pas Botërorit.

Bellingham ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025, por mund të mos qëndrojë aq gjatë në “Signal Iduna Park”.

Ylli anglez është duke treguar një formë të mirë, andaj shumë ekipe të mëdha evropiane kërkojnë shërbimet e tij.

Mirëpo, vendimi pritet të merret pas Kupës së Botës, Katar 2022. Kështu ka njoftuar drejtori ekzekutiv i Dortmund, Hans Watzke.

“Pas Katarit, ne do të kemi një diskutim rreth asaj që Jude dëshiron në të vërtetë. Thjesht duhet të na thotë nëse dëshiron të qëndrojë apo të largohet. Nëse klubet vërtet të mëdha janë të përfshira, atëherë ne nuk mund të përballojmë të kemi një luftë financiarisht”, ka thënë ai për ‘TV Bild’.

Real Madridi dhe Liverpooli janë dy skuadrat që kryesojnë për të blerë yllin e Borussia Dortmundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtarët nuk po arrijnë të zgjidhin lëndë në raste civile,…