E ardhmja e Haalandit varet nga ‘Topi i Artë’

04 mars 2022 | 15:47

Erling Haaland është në pozicionin komod për të qenë në gjendje të zgjedhë lëvizjen e tij të ardhshme.

Ylli i Borussia Dortmundit kërkohet nga Manchester City, Real Madrid dhe pothuajse të gjithë të tjerët për momentin, me Barcelonën e treta në garën për nënshkrimin e tij këtë verë që vjen. Katalanasit do të bëjnë gjithçka që munden për ta bindur 21-vjeçarin që të vijë në “Camp Nou” dhe ata janë të interesuar të shmangin arritjen e Haalandit dhe Kylian Mbappe në Real Madrid.

Haalandi dëshiron të jetë pjesë e historisë së futbollit dhe ai beson se lëvizja e tij e radhës duhet të jetë në një klub që do ta lejojë atë të konkurrojë siç duhet për “Topin e Artë”.  Është bërë një obsesion i tij dhe këtë ia ka bërë të qartë Mino Raiola , agjentit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se propozimi i…