E ardhmja e internetit
Në të ardhmen lidhja me internetin do të bëhet nëpërmjet dritës. Do të jetë më e sigurt se Wi-Fi që përdorim sot dhe Li-Fi ka një limit, nuk depërton muret dhe sipërfaqet në të cilat nuk depërton drita.
Ideja e re, sipas së cilës mjafton te ndezësh një dritë, që duhet të jetë LED, do të funksionojë duke përdorur valët elektromagnetike, ndryshe nga lidhja wireless që funksionon sot, e cila shfrytëzon valët radio. Docentët e universitetit politeknik të Milanos shpjegojnë se drita e dukshme e cila përhapet me shpejtësi të lartë do të transmetojë edhe internetin drejt terminalit teknologjik, qoftë ky kompjuter apo smartphone, që do të kenë gjithashtu një pajisje që te lexojë sinjalin e dritës LED.
Pika më e fortë e lidhjes së re më shpejtësi të lartë është se garanton një mbrojtje më të lartë nga ndërhyrjet e sistemeve të tjera dhe ofron mbrojtje më të sigurt nga përgjimet. Ndërsa pika e dobët është pikërisht se nuk kalon muret dhe kjo do të bënte të nevojshëm instalimin e një pajisjeje në çdo ambient ku dëshirohet të krijohet lidhja me rrjetin dhe për më tepër, drita që përcjell internetin duhet të qëndrojë e ndezur gjithnjë, edhe gjatë ditës./klantv/