E ardhmja e Jashanicës, në Rusi
14 dhjetor 2017
| 17:19
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bajram Jashanica pritet që në muajin tjetër të transferohet në futbollin rus.
Mbrojtësi i Skënderbeut nga Korça është pajtuar më kushtet e ofruara nga skuadra e Akhmat Grozni, në të cilën luajnë edhe tre shqiptarët e tjerë: Bernard Berisha, Bekim Balaj dhe Odise Roshi. Nga shitja e ish-mbrojtësit të Hysit, Skënderbeu do arkëtojë një shifër prej 330 mijë euro.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)