
E ardhmja e ligjit, juristja Doruntina Bujupi sjell inovacion në inteligjencën artificiale dhe GDPR
Juristja Doruntina Bujupi ka marrë pjesë në Hackathon-in e parë në Vjenë, me temën inovative “Law as a Code”.
Me idenë që inteligjenca artificiale po e ndikon edhe sistemin e drejtësisë, është organizu ky aktivitet kreativ mes juristëve të specializum në fushën e digjitalizimit dhe teknologjisë.
“Me një super ekip: Lukas Xu, Davide Mattioli, Umid Abdullaev dhe Murat Kegaduev arritëm një sukses shumë të madh, duke e zhvillu një produkt unik që synon humanizimin dhe thjeshtësimin e rregullores së GDPR-së, veçanërisht në sektorin bankar”.
“Në kuadër të kësaj, pata nderin me mbajtë fjalim në Ministrinë e Drejtësisë në Vjenë, ku prezantova produktin tonë final para qindra pjesëmarrësve. Tema ma e nxehtë sivjet ke patjetër “AI Act” (Aktin për Inteligjencën Artificiale) dhe se qysh mundemi me përdorë teknologjinë për përmisimin e sundimit të ligjit në të ardhmen”, ka theksuar Doruntina Bujupi.
Ajo ka shtuar se: Edhe pse aktualisht po e përfaqësoj një institucion gjerman, mezi po pres që këto eksperienca t’i ndaj dhe t’i sjell edhe në Kosovë!”, ka theksuar Bujupi.