E ardhmja e Ozilit, larg Arsenalit
30 shtator 2019
| 12:39
E ardhmja e yllit të Gjermanisë, Mesut Ozil duket të jetë larg skuadrës së Arsenalit.
Mesfushori nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Emery, i cili e ka aktivizuar shumë pak lojtarin, por problem duket fakti se Ozili nuk dëshiron të largohet nga klubi anglez.
Duke e parë se Ozili është më i paguari me 400 mijë euro në javë, drejtuesit e Arsenalit kanë vendosur të sakrifikojnë edhe para në buxhet duke e mbuluar pjesën më të madhe të pagës nëse ai largohet në formë huazimi.